Godet Barcelona/ Ylli francez më shumë mundësi do jetë lojtari i ri i katalanasve

Godet Barcelona/ Ylli francez më shumë mundësi do jetë lojtari i ri i katalanasve

Godet Barcelona/ Ylli francez më shumë mundësi do jetë lojtari i ri i katalanasve

 

Sipas mediave spanjolle, Antoine Griezmann ka firmosur për Barcelonën, madje zbulojnë edhe detaje nga kontrata e re me klubin blaugrana. Biondi francez pritet të firmos zyrtarisht në fund të sezonit një kontrate 5-vjeçare me Barcelonën, një operacion i cili do të kushtojë 125 milion euro.

Drejtuesit e Barcelonës nuk janë përpjekur fare të futen në negociata me Atletico Madrid,por do të paguajnë menjëherë klauzolën e largimit, 125 milion euro. Griezmann ishte një nga lojtarët që u përfshi më shumë në lamtumirën e Godin, të njëjtin fat pritet të ketë edhe ai në fund të sezonit.

Afrimi i Griezmann i hap rrugë largimi të Coutinhos, me brazilianin i cili ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu larguar nga Barcelona, skuadër më të cilën nuk arriti kurrë të përshtatet.

Nëse do i referohemi mediave iberike, Coutinho së fundmi është përfshirë edhe në radarët e Juventusit.

 

 

/Kristiana Laska/

 

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS