Gjumi i mirë/ Ja efektet pozitive që ka tek shëndeti

Gjumi i mirë/ Ja efektet pozitive që ka tek shëndeti

Gjumi i mirë/ Ja efektet pozitive që ka tek shëndeti

Gjumi i përshtatshëm është një pjesë e rëndësishme e një jetese të shëndetshme, dhe nga kjo mund të përfitojë zemra juaj, pesha, mendja edhe më shumë.

Këto janë të mirat e një gjumi të plotë:

Përmirëson shëndetin e sistemit kardiovaskular

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Europiane të Kardiologjisë, personat që flenë të paktën 7 orë përnatë, zvogëlojnë ndjeshmërisht rrezikun kardiovaskular. Në fakt, ndërkohë që fle, muskujt lëshohen dhe midis këtyre edhe vazat e gjakut, duke provokuar në vazhdimësi një zvogëlim të presionit arterial, që ndihmon të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Dobësohesh më shpejt

Një studim i Universitetit të Çikagos ka demonstruar që nëse je me dietë dhe fle 8 orë në ditë, mund t’ia dalësh të djegësh më shumë yndyrna, në krahasim për vetëm 5 orë gjumë.

Ndryshimi është për shkak të faktit që, kur zvogëlohen orët e gjumit, shtohen nivelet e grelinës, një hormon që stimulon urinë dhe zvogëlon shpenzimin e energjive, duke favorizuar akumulimin e yndyrnave.

Favorizohen marrëdhëniet sociale.

Fjetja e mirë përmirëson edhe marrëdhëniet shoqërore dhe ato në rrethin familjar. Një kërkim nga Mental Health Foundation (Fondacioni i Shëndetit Mendor – Mbretëria e Bashkuar) ka konkluduar që të flesh pak ose keq, të predispozon të kesh probleme në raport me të tjerët.

/Kristiana Laska/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS