Gjethet e fikut për tension të lartë/ Si t’i përdorim, përfitime shëndetësore

Gjethet e fikut për tension të lartë/ Si t’i përdorim, përfitime shëndetësore

Gjethet e fikut për tension të lartë/ Si t'i përdorim, përfitime shëndetësore

Gjethet e fikut sipas ekspertëve janë të pasura me vlera shëndetësore dhe ushqyese. Ato mund të transformohen në një ushqim plot me avantazhe shëndetësore dhe në një ushqim të shijshmë gjithashtu.

Gjethet e fikut konsumohen për një shëndet të mirë dhe luftojnë një sërë sëmundjesh në organizëm.

Diabeti
Konsumimi i gjetheve të fikut ndihmon në luftën kundër diabetit.Në qoftë se një pacient, konsumon gjethet e fikut do të bëjë të mundur uljen e sasisë së insulinës të nevojshme për organizmin.

Pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes që zgjat në kohë. Ato mund të konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.

Yndyrnat e tepërta
Ato janë të afta të ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm.

Niveli i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe të sëmundjeve të zemrës.

Çaji i gjetheve të fikut shëron sëmundjet kardiovaskulare
Ai është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Si t’a përgatisni
Ziejini gjethet të njoma apo të thata për rreth  15 minuta. Në qoftë se prej kohësh vuani nga bronshiti, zieni tre gjethe fiku. Nëse dëshironi, sipas dëshirës  mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë. Ndërkohë, për ulçerën duhet të konsumoni apo përtypni dy gjethe të plota fiku në ditë.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS