Fytyrë të freskët dhe plot shkëlqim? Maskë me gjethe mente dhe…

Fytyrë të freskët dhe plot shkëlqim? Maskë me gjethe mente dhe…

Fytyrë të freskët dhe plot shkëlqim? Maskë me gjethe mente dhe…

E kush nuk do të dëshironte një fytyrë të freskët, të butë si një bebe dhe mbi të gjitha plot shkëlqim?

Oh, të gjithaaa…

Meqënëse pranvera dhe vera i sjellin probleme të shumta lëkurës sonë nga dielli dhe pluhrat e shumtë, maska me mente dhe të bardhën e vezës do të ju vijë më tepër seç e keni menduar në ndihmë.

Përbërësit:

  • 1 të bardhë të vezës
  • 5 gjethe mente

I marrim dhe i përziejmë bashkë përbërësit duke shtypur fillimisht gjethet e mentes për të lëshuar mentolin dhe elementët e tjerë që ajo përmban ( fibra, kalium, calcium, magnez, fosfor, natrium, aminoacide dhe vitamina A, B, C dhe D).

E vendosim masën e formuar në fytyrë duke e mbajtur për 20 minuta.
Me kujdes heqim maskën nga fytyra dhe e lajmë fytyrën me ujë të ftohtë.

Kjo maskë shërben për largimin e yndyrës së tepërt nga fytyra (këshillohet për fytyrë të yndyrshme). Parandalon shfaqjen e akneve dhe i jep një freski, butësi dhe shkëlqim fytyrës suaj. Maska me mente dhe të bardhë veze është dhe një ushqyes i përsosur i lëkurës.

/alblandmedia/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS