Foto/ Ja 5 shtetet me sipërfaqen më të vogël në botë

Foto/ Ja 5 shtetet me sipërfaqen më të vogël në botë

Foto/ Ja 5 shtetet me sipërfaqen më të vogël në botë

Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe më të vogël se 400 kilometra katrorë dhe gjenden kryesisht në Evropë, Karaibe dhe Paqësor.

Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto shtete të vegjël janë disa nga vendet më të pasura dhe më intriguese në botë.

Le të hedhim një vështrim në 5 vendet më të vegjël në botë:

5. San Marino – 61 km²

I rrethuar tërësisht nga Italia, San Marino njihet edhe si Republika e San Marinos. Me një total prej 61 kilometra katrorë, është vendi i pestë më i vogël në botë. Ai pretendon të jetë shteti më i vjetër i mbijetuar sovran në botë dhe është gjithashtu një nga më të pasurit në terma të GPS-së për kokë banori. Ai ka një popullsi prej vetëm 30,000 banorë, duke u mburrur me një nga normat më të ulëta të papunësisë në botë.

4. Tuvalu – 26 km²

Tuvalu ndodhet në Oqeanin Paqësor në verilindje të Australisë. Me një total prej 26 kilometrash katrorë, Tuvalu është shteti i katërt më i vogël në botë. Janë rreth 10,000 banorë, me 8 km rrugë dhe vetëm një spital i pranishëm në ishullin kryesor. Vendi dikur ishte territor britanik, por u bë i pavarur në vitin 1978. Për shkak të vendndodhjes së largët të vendit, turizmi nuk është shumë i rëndësishëm.

3. Nauru – 21 km²

Një shtet ishull që ndodhet në lindje të Australisë, Nauru është shteti më i vogël ishull në botë. U bë i njohur në vitet 1980 për minierat e fosfatit, por tani është një ishull i qetë nga radarët e turistëve. Burimet e tij fosfate tani janë varfëruar, duke rritur papunësnë në 90%, me 10% të mbetur të punësuar nga qeveria. Nauru njihet gjithashtu si vendi me njerëzit më të shëndoshë në botë, ku 97% e burrave të tij dhe 93% e grave janë të shëndoshë ose mbipeshë. Për shkak të kësaj, Nauru është gjithashtu shtëpia e nivelit më të lartë të diabetit të tipit 2 në botë, me 40% të popullsisë që vuan nga sëmundja.

2. Monako – 2 km²

I vendosur në Rivierën Franceze, Monako është shtëpia e numrit më të madh të milionerëve dhe miliarderëve në botë për kokë banori. Është gjithashtu vendi i dytë më i vogël në botë, me vetëm 2 kilometra katrorë në sipërfaqen totale të tokës. I njohur për industrinë e lojërave të fatit dhe mallrave luksoze dhe shërbimeve, Monako është një shesh lojërash i preferuar i të pasurve dhe të famshëm. I kufizuar nga Franca në tri anët dhe në njërën anë nga ana e Detit Mesdhe, banorët e Monakos janë kryesisht francezë. Me një popullsi prej mbi 36,000 banorë, Monako është vendi më i populluar në botë. Ngjarja më e famshme vjetore është gara e Formula 1, e cila zhvillohet nëpër rrugët e qytetit.

1. Qyteti i Vatikanit – 0.44 km²

Vendi më i vogël në botë është Vatikani, i njohur edhe si Selia e Shenjtë. Me vetëm 0.44 kilometra katrorë, Qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë sipas sipërfaqes së tokës. Ky shtet përshtatet tërësisht brenda kryeqytetit italian të Romës dhe është qendra e Kishës Katolike. Është gjithashtu shtëpia e kishës më të madhe në botë – Bazilikës së Shën Pjetrit, e cila mban disa nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes. Të ardhurat e tij vijnë nga kontributet vullnetare të mbi 1 miliardë anëtarëve të Kishës Katolike Romake në mbarë botën. Pjesa tjetër e ekonomisë të tij vjen nga shitja e pullave postare, kujtimeve turistike dhe tarifat e pranimit të muzeve.

/Kristiana Laska/

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS