Forca e 5 yjeve/ Ja brandet më luksoze të hotelerisë në Shqipëri

Forca e 5 yjeve/ Ja brandet më luksoze të hotelerisë në Shqipëri

Forca e 5 yjeve/ Ja brandet më luksoze të hotelerisë në Shqipëri

Shqipëria çdo ditë e më shumë po ngrihet në syrin e mediave nderkombëtare, të cilat e shohin si një vend  mjaft interesant për tu vizituar nga turistet.Duke qenë se numri i vizitorëve në vend po rritet çdo vit, ky fakt ka bërë që bizneset vendase dhe të huaja të rrisin investimet në pjesën e hotelërisë.

Ardhja  në Shqipëri të  brandeve  me luksoze të hotelërisë në botë e kthejnë vendin akoma dhe më shumë në një destinacion perfekt turistik, ku përveç bukurisë natyrore që i ka falë natyra, vendi ynë do i mundësojë turisteve  rehatinë dhe pritet t’i japë një dimension të ri jo vetëm kryeqytetit, por kryesisht zonave bregdetare.

Ja disa nga marrëveshjet më të rëndësishme të vendit tonë në vitin 2018, më brandet më të njohura të hotelerisë në mbarë botën.

Më 6 Dhjetor 2018 u firmos marrëveshja mes Kastrati Group dhe Hyatt.

Më mbi 750 hotele në më shumë se 55 shtete vjen tashme edhe në vendin tonë. Hyatt, është nje nga brandet më të suksesshme nderkombëtare në menaxhimin e hoteleve luksoze. Ky investim do të zgjasë dy vite dhe do ta ktheje strukturen ekzistuese në hotel me 5 yje me 151 dhoma dhe do të këtë sallen më të madhe të konferencave në vend.

Ndersa pak më vonë në Nëntor më 27 te 2018 u firmos edhe marrëveshja me”Alb Star” dhe “Marriot”.”Hotel Marriot International’, është një nga markat më të njohura nderkombetarisht dhe nder kompanitë më të medha globale të hotelerisë

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve/marrëveshja mes “Marriot Group” dhe “Alb Star”

 

Më 26 shtator të 2018 është firmos edhe marrëveshja mes Ali Selmani dhe Hilton. Gjiganti nderkombetra Hilton hapi zyrtarisht dyert në shtator të 2018 në kryeqytet, duke premtuar një cilësi të lartë në shërbimin e hotelerisë, por edhe një alternative më shumë për turistet.

 

Hilton Garden, Tiranë

 Çelia e Hilton Garden shënon një moment të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri. / Kristiana Laska /

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS