Fizik të fortë pas të 40-ve? Ja rregullat e arta për ta arritur

Fizik të fortë pas të 40-ve? Ja rregullat e arta për ta arritur

Fizik të fortë pas të 40-ve? Ja rregullat e arta për ta arritur

Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulare.

Një studim i publikuar në British Journal Of Sports Medicine, sqaron lidhjen mes proteinës, muskujve dhe aktivitetit fizik.

Në këtë studim morrën pjesë 1,863 gra dhe burra të moshave dhe peshave të ndryshme.

Rezultatet e studimit konfirmuan se njerëzit që konsumojnë më shumë proteinë, kanë një qëndresë dhe forcë 10 përqind më të madhe.

Masa muskulare e njerëzve që konsumojnë më shumë proteinë është 25 përqind më e madhe se ata që nuk konsumojnë proteinë.

Studiuesit konfirmojnë se njeriu duhet të konsumojë 1.6 gramë proteinë për çdo kilogram të peshës trupore.

Pra nëse një njeri peshon 60 kg, ai duhet të konsumojë 96 gramë proteinë në ditë.

Ushqimet e pasura me proteinë

Produktet e detit, mishi i shpendëve, produktet e bulmetit, vezët dhe fasulet janë ndër ushqimet më të pasura me proteinë.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS