Familja Obama me pushime/ 500 euro gjobë atyre që i afrohen vilës në Itali

Familja Obama me pushime/ 500 euro gjobë atyre që i afrohen vilës në Itali

Familja Obama me pushime/ 500 euro gjobë atyre që i afrohen vilës në Itali

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama së bashku me familjen kanë zgjedhur të kalojnë pushimet me George dhe Amal Clooney në Lago di Como në Itali.

Natyrisht se prezenca e Barack dhe Michelle Obama dhe vajzave të tyre, ka nxitur interesim të madh të mediave, aq sa fotoreporterët janë vendosur në kampe jashtë vilës për të kapur imazhe të tyre.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forca shtesë policore për të patrulluar në rrugët përreth vilës.

Ndërsa kryebashkiaku i Laglios, Roberto Pozzi, ka caktuar gjobë prej 500 eurosh për personat apo anijet që  i afrohen më shumë se 90 metra vilës Oleandra.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS