Facebook/ Masa të reja për shkelësit e rregullave në videot live

Facebook/ Masa të reja për shkelësit e rregullave në videot live

Facebook/ Masa të reja për shkelësit e rregullave në videot live

Pas sulmeve terroriste në Zelandën e Re të transmetuar ‘live’ në rrjetin social Facebook. Rrjeti i njohur  ka vendosur të marrë masa duke përdorur këtë funksion ndaj gjithë atyre që shkelin rregullin, përfshirë këtu politikën e grupeve dhe individëve të rrezikshëm.

Nga sot, shpjegon  Facebook në një shënim, “kushdo që shkel politikat tona më serioze do të jetë i kufizuar në përdorimin e shkeljes për një periudhë të caktuar kohe, për shembull 30 ditë, duke filluar nga shkelja e parë”.

Një shembull është ndarja e një lidhjeje me një deklaratë të një grupi terrorist pa ndonjë kontekstualizim. Platforma ka për qëllim të shtrijë kufizimet në zona të tjera në javët e ardhshme, duke filluar që të parandalojë të njëjtët shkelës të krijimit të reklamave në Facebook.

Facebook ka njoftuar që ka nënshkruar një tjetër partneriship prej 7.5 mln dollarësh me tre universitete amerikane për të përmirësuar teknologjinë që lejon që të gjejë video dhe imazhe të manipuluara për t’i shpëtuar  kontrolleve dhe pastaj të postohet përsëri, siç ndodhi pas Christchurch.

 

/Kristiana Laska/

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS