E dini se në të ardhmen gjyqtarët mund të jenë robotë

E dini se në të ardhmen gjyqtarët mund të jenë robotë

E dini se në të ardhmen gjyqtarët mund të jenë robotë

Ky koncept e ka zanafillën në Estoni, ku është hedhur ideja e krijimit të robotëve asistentë për të zëvendësuar magjistratët duke synuar një funksionim sa më efikas të gjykatave.

Ideja ka sjellur shqetësimete para. Marie-Aimee Peyron, një avokate e cila e ushtron profesionin e saj në Paris është shprehur se:”Ky është një rrezik për drejtësinë, një robot nuk ka ndjeshmërinë e njeriut, asnjë nuk do të zëvendësonte qenien njerëzore”

Megjithatë, drejtuesi i këtij projekti në Ministrinë e Çështjeve Ekonomike dhe Komunikimit të Estonisë, Ott Velsberg, ka squaruar për mediat se: ”Ne jemi nisur nga raportet zyrtare, ndërkohë që gjykatës i duhej shumë kohë në dispozicion për të trajtuar çështjet e vogla’’

Mbetet vetëm të shihet nëse ky projekt do të vendoset apo jo në zbatim dhe nëse qeveritë e vendeve përkatëse do ta mbëshesin atë.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS