E akuzuan për photoshop/ Mamaja e Ledrit mbron Dua Lipën: E njoh që kur ishte bebe

E akuzuan për photoshop/ Mamaja e Ledrit mbron Dua Lipën: E njoh që kur ishte bebe

E akuzuan për photoshop/ Mamaja e Ledrit mbron Dua Lipën: E njoh që kur ishte bebe

Dua Lipa ka publikuar ditën e djeshme një foto nga fëmijëria e saj, për t’i ‘mbyllur gojën’ të gjithë atyre që thonin se ajo editonte fotot e saj. Shumë miq dhe kolegë të Duas komentuan pozitivisht në postimin e saj.

Ndër to lexohej dhe komenti i Xheraldinës, mamasë së Ledrit. “Ke qenë e bukur që kur ke qenë 1 vjeç”, ka shkruar ajo. “Ne kemi qenë komshinj dhe po unë e kam parë mamanë e saj shtatzënë, e kam parë kur ka lindur, kështu që ju mund të vazhdoni të urreni një person që xhelozoni. Nuk kam ndërmend të diskutojë për dikë që është e bukur brenda dhe jashtë”, ia ka kthyer ajo një fansi i cili ka komentuar negativisht.

 

Kujtojmë se përpara se Dua Lipa të fillonte karrierën si këngëtare, thuhej se ajo dhe Ledri Vula ishin në një lidhje romantike por tani pas kaq shumë vitesh, Ledri dhe Dua kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore dhe jo vetëm reperi, por edhe familjarët e tij e mbështesin gjithmonë këngëtaren shqiptare.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS