Dita e Jetimëve/ Manastirliu: Kthehen në familje 42 fëmijë

Dita e Jetimëve/ Manastirliu: Kthehen në familje 42 fëmijë

Dita e Jetimëve/ Manastirliu: Kthehen në familje 42 fëmijë

Në Ditën e Jetimëve, Ministrja Manastirliu prezantoi rezultatet e punës së deritanishme të skuadrave të terrenit, me synim kthimin e fëmijëve në familjen biologjike ose vendosjen në kujdestari alternative.

“Çdo politikë e re apo program i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtohet nga interesi më i lartë i fëmijës. Por ne kemi një detyrë mbi detyrat: të kujdesemi për femijët pa kujdes prindëror. Për ne është parësore bashkimi i fëmijëve me familjen biologjike kurdo kur është e mundur një familje biologjike apo kujdestare dhe në rastet kur janë më të rritur, për ti përgatitur për një jetesë të pavarur”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se po punohet për përshpejtimin e planit të deinstitucionalizimit, pra daljes së fëmijëve nga institucionet dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta, Manastirliu tha:

“42 fëmijë në institucionet e përkujdesit janë rikthyer në familjen biologjike; 92 fëmijë janë vendosur në kujdestari brenda rrethit familjar dhe 25 fëmijë janë birësuar”.

Plani individual për çdo fëmijë të institucioneve të kujdesit social është realizuar nga 9 grupe terreni me psikologë dhe punonjës socialë, mbështetur nga UNICEF dhe Save the Children.

/Kristiana Laska/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: ,

COMMENTS