Dhimbjet e mesit/ Ç’duhet të bëjmë në rast se zgjohemi me këtë problem

Dhimbjet e mesit/ Ç’duhet të bëjmë në rast se zgjohemi me këtë problem

Dhimbjet e mesit/ Ç’duhet të bëjmë në rast se zgjohemi me këtë problem

Nuk ka njeri që mos të ketë provuar të paktën njëherë dhimbjet e mesit. Dhimbja e shpinës dhe  e mesit janë shenja që nënkutpojnë se diçka nuk shkon me shtyllën kurrioze, por që zakonisht shkaktohet nga qëndrimi jo i rregullt i trupit.

Sot,  shumica e trajtimeve për dhimbjen e shpinës dhe të mesit  kanë të bëjnë me medikamente, të tilla si  aspirina apo qetësues të ngjashëm, por disa syresh janë më të rënda ndërsa kanë efekte anësore.

Përgjithësisht, dhimbja e mesit shfaqet që në mëngjes kur sapo zgjohemi, duke ndikuar kështu  në performancën fizike të ditës.

Mirëpo, cfarë duhet bërë nëse edhe ne zgjohemi ndonjë ditë dhe ndodhemi në të njëjtën situatë?
Për këtë ju vijnë në ndihmë disa trajtime.

Këpucë të duhura
Investoni në këpucë të duhura në mënyrë që shpina, këmbët dhe ijet të qëndrojnë drejt. Ato pengojnë lodhjen e muskujve.

Kompresat
Referuar ekspertëve, përdorni kompresa të ngrohta e të ftohta duke i alternuar. Mund t’i mbani për 10 minuta.

Dysheku problematik 
Jo të pakta janë rastet kur dhimbjet e shpinës nxiten nga një dyshek jo i mirë. Ju nevojitet një dyshek i cili mundëson mbështetje të mirë për të gjithë shpinën. Në momentin që shtriheni, shpina duhet të qëndrojë e drejtë dhe jo e përkulur.

Medikamentet
Në qoftë se keni dhimbje mesi që në mëngjes, pasi keni ngrënë bukë merrni një ilaç kundër inflamacionit. Dhimbjet do të jenë më të menaxhueshme.

Pozicioni i duhur para kompjuterit dhe në makinë  
Në të dyja rastet është shumë e rëndësishme për t’u zbatuar.

/Erta Gjoka/

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS