Dhimbja e kokës nga vapa/ Ja si ta parandaloni

Dhimbja e kokës nga vapa/ Ja si ta parandaloni

Dhimbja e kokës nga vapa/ Ja si ta parandaloni

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh nga dielli i fortë i muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz. Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që  shkaktojnë këtë problem.

Më poshtë do të mësoni mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli:

  • Koha që qendrojmë të ekspozuar në diell.

Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke. Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.

  •  Ulja e nivelit të sheqerit.

Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit.

Simptomat

Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli:

-Dhimbje therëse e kokës

-Të përzierat

-Ndjeshmëri ndaj dritës

-Dhimbje e qafës

-Dehidratimi

Si të parandalojmë dhimbjet e kokës?

Ja disa metoda për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës:

-Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuar.a

-Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

-Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë. Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë.

-Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije.

-Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

-Merrni me vete një kapele

Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

-Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje.

-Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur./AgroWeb.org

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS