“Detective Pikachu”/ Premiera magjeps jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit

“Detective Pikachu”/ Premiera magjeps jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit

"Detective Pikachu"/ Premiera magjeps jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit

Premiera e filmit “Pokémon: Detective Pikachu” në Nju Jork, ka magjepsur jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit. Gjatë premierës kasti i aktorëve ishte veshur me kostumet e kësaj figure kaq të dashur për vogëlushët.

Personazhi i verdhë elektrizues vjen me zërin e Ryan Reynolds. “Detektivi Pikachu” konsiderohet absolutisht si filmi më i mirë i realizuar ndonjëherë për “Pokémon”-in.

Ngjarjet zhvillohen në Ryme City, një metropol ku njerëzit dhe “Pokémon”-ët jetojnë krah për krah, megjithëse nuk mund të kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit.

“Pikachu”, një krijesë e vogël e verdhë, e mbuluar me gëzof, e aftë për të dhënë tronditje të fuqishme elektrike, vihet në rolin e një detektivi me kapelë sportive dhe varësi nga kafeina.

Reynolds duket se e ka pasur shumë përzemër këtë rol dhe i ka veshur personazhit një energji të rrallë komike. Filmi ka brenda edhe misterin, ndërsa e mban zgjuar kërshërinë me peripecitë nëpër të cilat duhet të kalojë “Pokemon”-i i veçantë. Kritikët thonë se ia vlen çdo qindarkë e dhënë për biletën./ATSH

 

/Kristiana Laska/

 

 

2500011

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS