Dasma e Gaz Pajës/ Ja batuta e Erion Velisë

Dasma e Gaz Pajës/ Ja batuta e Erion Velisë

Dasma e Gaz Pajës/ Ja batuta e Erion Velisë

Ditën e shtunë, më datë 1 Qershor aktori i Portokallisë Gaz Paja, lidhi kurorë me bashkëshorten e tij Ira Seferi në një dasmë madhështore e cila mori vëmendjen e të gjithëve dhe  u komentua shumë në media.

Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi disa foto me aktorin dhe bashkëshorten e tij Ira dhe i dha mikut të tij disa këshilla të vlefshme.

“Gazi, dëgjo vllain, 3 këshilla:

  1. Fjalët kyç në një martesë afatgjate janë katër: Ke t’drejtë, faji im!
  2. Asnjëherë mos qesh me zgjedhjet e gruas tënde – se ti je një prej tyre!
  3. Mos harro kurrë, 1 Qershori s’eshtë festa e fëmijëve, është përvjetori yt i martesës!

Te trashëgoheni vllai im, ju duam shume!”, i shkruante ai.

Ndërkohë së fundmi, aktori e ka shpërndarë postimin e Veliaj dhe pranë saj ka shkruar dy këshilla që gjyshi i tij i ka dhënë.

“Jam dakord me 3 këshillat. Edhe gjyshi im kishte 2 këshilla për kështu rastesh.

  1. Bëje gruan të besojë se ajo do komandojë për të gjitha.
  2. Ajo do komandojë për të gjitha !”

-ka shkruar Gazi duke e shoqëruar postimin me disa emoji të qeshurash.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS