“Chernobyl” është seriali më i shikuar pas “Game of Thrones”

“Chernobyl” është seriali më i shikuar pas “Game of Thrones”

"Chernobyl" është seriali më i shikuar pas "Game of Thrones"

Një serial me 5 mini seri i quajtur “Chernobyl” po bën namin në botë i cili me shikimet po kalon serialin më të njohur në botë “Game of Thrones” i cili transmetoi sezonin e 8-të dhe të fundit në HBO.

“Chernobyl” është një serial historiko-dramatik  i shkruajtur nga Craig Mazin, me regjizor Johan Renck i cili tregon për katastrofën nukleare që ndodhi në Ukrainë, në vitin 1986, për mënyrën se si ndodhi shëprthimi famëkeq, pasojat që pati në njerëz, në natyrë dhe se si ish-Bashkimi Sovjetik u përpoq në të njetën kohë ti jepte zgjidhje katastrofës por dhe ti fshihte pasojat e saj të vërteta nga e gjithë bota.

Xhirimet janë bërë në Lituani, në qytetin Fabijonskes dhe në një stacion nuklear që nuk përdoret më. Xhirimet janë bërë dhe në vendin ku ndodhi vërtetë Chernoby-i, në Ukrainë.Kasti i atkorëve që janë përfshirë në serial është shumë i mirë, me Jared Harris që luan rolin e Valery Legasov, drejtor i Institutit Shkencor Kurtachov, të cili i besohet që të “rregullojë” Chernobyl-in. Stellan Skarsgard luan rolin e Boris Scherbina, deputet i Këshillit të Ministrave në BS, përgjegjës për të raportuar në lidhje me katastrofën, ndërkohë që Emily Watson luan Ulana Khomyuk, një fizikante nga Minsku, protagonsite në hetimin për shpërthiminh nuklear.

Për sa i përket mënyrës si është pritur, i ka befasur të gjithë. Ka një aprovim prej 95% nga kritikët në Rotten Tomatoes, ndërkohë që në IMBD është seriali me vlerësimin më të lartë në histori, me një notë prej 9.7, duke lënë pas dhe ‘Breaking Bad’ apo dhe “Game of Thrones’.

Pas impaktit të madh që pati ky serial, Rusia tani po mendon të bëjë një serial të vetin për versionin e tyre të Chernobyl, sepse në shfaqjen televizive që ne po ju sugjerojmë ata dalin si shkaktarët e katastrofës, jo të shpërthimit por asaj që ndodhi më pas.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS