Çfarë është suksesi/ Një poezi e shkurtër nga Ralph Waldo Emerson

Çfarë është suksesi/ Një poezi e shkurtër nga Ralph Waldo Emerson

Çfarë është suksesi/ Një poezi e shkurtër nga Ralph Waldo Emerson

Çfarë është suksesi?

Të qeshesh shumë dhe shpesh.

Të meritosh respektin e njerëzve të shquar dhe dashurinë e fëmijëve.

Të fitosh vlerësimin e “gjykatesve” të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e miqve të rremë.

Të vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën tek të tjerët. Të lidhesh me të tjerët.

Ta dorëzosh botën më mirë siç e gjete. Me një fëmijë të shëndetshëm, me një kopsht ose një shoqëri më të mirë.

Të kesh luajtur, qeshur me gëzim dhe të kesh kënduar me pasion.

Të dish që një jetë ka marrë frymë më lirshëm sepse ekzistoje ti. Kjo do të thotë të kesh sukses!

Ralph Waldo Emerson, eseist dhe poet, ishte një nga filozofët e shkrimtarët amerikanë më me influencë, i cili lindi në Boston më 25 maj 1803 dhe nderroi jetë në 1882.

Ralph Waldo Emerson

 

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS