Brigitte Macron/ Një femër me pamje të shumta, në kërkim të lirisë

Brigitte Macron/ Një femër me pamje të shumta, në kërkim të lirisë

Brigitte Macron/ Një femër me pamje të shumta, në kërkim të lirisë

Brigitte Macron

E gjithë bota e njeh emrin dhe figurën e saj. Por çfarë dijmë vertet ne për gruan e Emmanuel Macron? Pas buzëqeshjeve dhe ngrohtësisë, zonja e parë e Francës, fsheh shumë plagë, nga dramat e fëmijërisë së saj deri të pasojat e dashurisë me shikim të parë me studentin e saj Macron, sot president i Francës.

Brigitte e përshkruan vetën si ushtar i bashkëshortit të saj, por në fakt ajo është bashkëpunëtorja kryesore e tij. Megjithatë, askush nuk dyshon se, për Emmanuel Macron, Brigitte është shumë më tepër se çfarë ajo pretendon.

Përtej dallimit të moshës kaq të komentuar, shijes së saj për veshjet e shtrënjta Louis Vuitton , Maëlle Brun është duke u përpjekur për të deshifruar Brizhitin e vertet.

 Por kush është me të vërtetë kjo zonjë e parë  franceze, që intrigon mediat në mbarë botën?

Në këtë libër, ngrihet nga sipër velloja e një femre me pamje të shumta, jeta romaneske e së cilës lëviz vetëm nga një përparësi: në kërkim të përhershëm të lirisë. Elizeja nuk është me patjetër vendi ku mund ta mbajë gjallë. Para e pret një pesëvjeçar për të përballur parashikimet…

“Kur u takuan, në mesin e viteve 1990, ajo tashmë ishte e ushqyer me kontradikta tërësisht të saja. Fëmijë që shkëlqen por e padisiplinuar, adoleshente e druajtur pas buzëqeshjeve, bashkëshorte borgjeze dhe e pavarur, një liceiste më pak ndërmjet dy thënieve të Lajbnizit… Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj.

/Kristiana Laska/

2500011

 

 

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS