Bes Kallaku: Në fillimet e mia flija në karrige, Agron Llakaj më hapi derën e shtëpisë së tij

Bes Kallaku: Në fillimet e mia flija në karrige, Agron Llakaj më hapi derën e shtëpisë së tij

Bes Kallaku: Në fillimet e mia flija në karrige, Agron Llakaj më hapi derën e shtëpisë së tij

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuar në programin ‘Late night show’ që drejtohet nga Kastro Zizo dhe ka folur me detaje për fillimet e karrierës së tij.

Aktori i njohur zbuloi se si çdo nisje e realizmit të një ëndrre ka një rrugë të vështirë, madje shpesh nuk kishte ku të flinte dhe detyrohej ta bënte gjumin në karrige.

Gjatë këtij rrëfimi emocional dhe nostalgjik, Besi zbuloi diçka që nuk e kishte thënë më parë në media.

“Nuk e kam thënë kurrë, por ia vlen ta thuash që Agron LLakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë me mua, Nuk dua ta bëj bajat fare, por kur flija në karrige në fillimet e mia, Agroni më hapi derën e shtëpisë së tij dhe më tha: Hajde fli nga shtëpia ime dhe ha tek shtëpia ime”,-rrëfeu Besi.

Kujtojmë se në periudhën kur Besi ishte në fillimet e karrierës, në ‘Portokalli’, Llakaj ka qenë moderator dhe aktor i spektaklit të humorit asokohe.

/Kristiana Laska/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS