Arbëreshët presin bustin e Skënderbeut dhe abetaren e tyre të parë

Arbëreshët presin bustin e Skënderbeut dhe abetaren e tyre të parë

Në komunën Chieuti të Italisë, është inaguruar busti i heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.  Komuniteti arbëresh e priti “Skenderbeun” me veshje kombëtare e flamuj shqiptarë e italianë, shkruan albinfo.ch. E po ashtu, në këtë ditë u përurua edhe botimi i Abetares në gjuhën arbëreshe nga studiuesi Mario Massaro në bashkëpunim me Ariana Balluku.

Gjatë kësaj ceremonie, nuk munguan as këngët e vallet me motive arbëreshe. Nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, po ashtu kanë njoftuar se në këtë ceremoni mori pjesë edhe drejtoresha e AKD-së, Etleva Kondi.

Ajo përgëzoi punën e komunitetit arbëresh për të ruajtur vlerat kombëtare tek brezat e rinj, përcjell albinfo.ch. Komuniteti arbëresh në këtë komunë është formuar qysh nga shekulli XV, sipas AKD-së.

/Elona Tereziu/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS