“Annie”/ Një muzikal jo vetëm për fëmijë por edhe për të gjithë familjen

“Annie”/ Një muzikal jo vetëm për fëmijë por edhe për të gjithë familjen

“Annie”/ Një muzikal jo vetëm për fëmijë por edhe për të gjithë familjen

Një ndër komeditë dramatike muzikore e kthyer në fenomenin  botëror, në historinë e teatrit muzikor. “Annie” është një muzikal jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur vjen për herë të parë në Shqipëri nga aktorja dhe producentja Monika Lubonja në ArTurbina.

“Annie” është  historia e një vajze të vogël 9-vjeçare jetime, e cila nuk e ka humbur shpresën, se një ditë ajo do t’i gjejë prindërit e saj. Ndryshe nga vajzat e tjera të jetimores, Annie, me një kombinim perfekt te inteligjencës dhe optimizmit, ngroh zemrat e audiencës teksa e shohim ngjitjen e saj, nga një jetë qe nuk i dha asgjë, përveçse një shtrat në një jetimore, në një jetë plot dritë dhe me një të ardhme që e meriton çdo fëmijë.

Annie është vepra perfekte jo vetëm për të argëtuar fëmijët por edhe për të mësuar prej saj. Të gjitha problematikat që trajtohen në këtë vepër janë një mesazh i madh qe vjen nga fëmijët e u drejtohet në radhë të parë të rriturve e më pas më të vegjëlve. Sepse  ashtu si edhe në vepër, janë fëmijët ata qe me dritën e tyre, energjinë, çiltërsinë, shpresën dashurinë dhe nevojën e madhe që kanë për të falur dashuri, e për ta parë jetën plot ngjyra, arrijnë të na mësojnë, apo rikujtojnë ne të rriturve vlerat e vërteta të jetës.

Kjo vepër është projektuar për një publik familjar dhe është shfaqja perfekte për të bërë bashkë të gjitha brezat jo vetëm në një sallë, por edhe në skenë, duke bashkuar aktoret e vegjël të talentuar dhe fëmijë jetim e me aftësi ndryshe, me aktorët më të njohur të Teatrit.

“Dëshira ime për të realizuar këtë vepër ishte se që e vogël në vite ‘80 kur e kam parë “Annie” fëmijën kokëkuqen me  ka line gjurmë. E doja shumë këtë film. Dhe iden time e ndava me Linën. Dhe këshu lindi produksioni i këtij muzikali dhe për herë të parë këtu në Shqipëri.” shprehet Lubonja.

/Kristiana Laska/

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS