Aktiviteti diellor pritet të jetë i dobët deri në vitin 2023

Aktiviteti diellor pritet të jetë i dobët deri në vitin 2023

Aktiviteti diellor pritet të jetë i dobët deri në vitin 2023

Muajt e fundit është verifikuar një aktivitet diellor mjaft i dobët. Ky aktivitet pritet të vazhdojë deri në vitin 2023.

Më saktësisht në Korrik të këtij viti numri i njollave diellore do të arrijë në pikën më të ulët dhe do të vazhdojë me këto ritme për afërsisht edhe 4 vite të tjera dhe më pas do të kemi një përmbysje të situatës.

Ciklet diellore zgjasin rreth 11 vjet dhe karakterizohen nga një pakësim dhe rritje të numrit të njollave në sipërfaqen e yllit tonë. Këto njolla duken më të errëta pasi janë zona më të ftohta.

Një aktivitet diellor më i ulët e ekspozon Tokën ndaj radioacioneve kozmike si dhe bën që dielli të lëshojë më pak rreze ultraviolet. Kjo sjell një ftohje të atmosferës së Tokës.

Kjo rezulton në një klimë më të ftohtë për Tokën. Por edhe pse numri i uraganëve do të jetë më i ulët ata do të jenë më të fuqishëm.

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS