Akrepi: “Nëse Kolumbia nuk fiton Copa America, unë…”

Akrepi: “Nëse Kolumbia nuk fiton Copa America, unë…”

Akrepi: “Nëse Kolumbia nuk fiton Copa America, unë...”

I njohur si “Akrepi” për atë pritje spektakolare që sot shumë njerëz e mbajnë mend dhe videot e tij qarkullojnë ende në internet, Rene Higuita mbetet një legjendë tek Kolumbia.

Me 68 ndeshje në kombëtare dhe atë veprim spektakolar në vitin 1995 ndaj Anglisë në një miqësore, ish-portieri vijon të mbështesë kombëtaren e tij dhe beson se ky është viti i duhur për ta për të fituar Copa America, që do të zhvillohet në Brazil.

Klasi i James Rodriguez dhe i Falcao, forca e Zapata dhe shpejtësia e Cuadrado e Muriel, për Higuitan asgjë nuk i mungon kësaj Kolumbie.

“Nëse Kolumbia nuk fiton Copa America, unë do të pres flokët”, deklaroi Higuita në një intervistë, duke vënë një bast të rrezikshëm.

“Nuk do të jetë e lehtë, por lojtarët dhe skuadra kanë eksperience të madhe ndërkombëtare dhe kanë krijuar një grup të madh”, analizoi ai. Por, a do të jetë e mjaftueshme kaq gjë, që ai të shpëtojë flokët, të cilat nuk i ka prerë kurrë deri më sot?!

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , , ,

COMMENTS