4 vitamina që përmirësojnë shikimin dhe i mbajnë sytë të shëndetshëm

4 vitamina që përmirësojnë shikimin dhe i mbajnë sytë të shëndetshëm

4 vitamina që përmirësojnë shikimin dhe i mbajnë sytë të shëndetshëm

Shëndeti i syve është tejet i rëndësishëm, nëse nuk kujdeseni mirë për ta, ju mund ta humbni shikimin. Ai rrezikohet nga ushqyerja e keqe, përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike por edhe nga mosha.

Ja 4 vitamina thelbësore për shëndetin e syve:

Vitamina A

Kjo vitaminë është e një rëndësie parësore për sytë. Prania e saj ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në kushte të errësirës ose dritës së pakët.

Mungesa e vitaminës A e bën syrin ndjeshëm më të thatë dhe rrjedhimisht dëmton shikimin.

Vitamina E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organe të trupit.

Në shumë raste, radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit gjë që më pas shkakton mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Vitamina C është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm që mbron organizmin nga radikalet e lira.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33 përqind rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i Vitaminave B

Studimet tregojnë se një kombinim i vitaminave B6, B9 dhe B12 ul ndjeshëm rrezikun e degjenerimit të shikimit, kryesisht tek vajzat dhe gratë.

Ekspertët këshillojnë që këto vitamina të mos mungojnë në rutinën e përkujdesjes për sytë.

 

/Kristiana Laska/

 

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , ,

COMMENTS