12 pyetje që duhet t’i bëni para se të zgjidhni shokun apo shoqen e dhomës

12 pyetje që duhet t’i bëni para se të zgjidhni shokun apo shoqen e dhomës

12 pyetje që duhet t’i bëni para se të zgjidhni shokun apo shoqen e dhomës

Shumë studentëve që lënë vendin e tyre të lindjes për të studjuar në një vend tjetër ju nevojitet të ndajnë apartamentin shokun apo shoqen në mënyrë që jetesa të bëhet më e përballueshme. Të intervistosh një shok/shoqe dhome të ardhshme mund të jetë [email protected] stresuese për shumë persona. Shumë prej jush mund të ndihen sikur po ju bëjnë një intervistë për punë.

Megjithatë është e rëndësishme që të mësoni sa më shumë para se të vendosni se me kë do të ndani apartamendin apo dhomën tuaj.

Ja disa pyetje që mund t’ju ndihmojnë

  1. Çfarë të pëlqen të bësh në fundjave dhe në kohën e lirë?
  2. Me se merresh? Çfarë bën për të siguruar jetesën? Do keni ndonjë veshtirësi për të paguar qiranë?
  3. Sa shpesh gatuani në shtëpi?
  4. Jeni në një marrëdhënie? Nëse po, sa her mendoni se ai/ajo mund t’ju vizitojë?
  5. Si ndiheni për kafshët shtëpiake? Planifikoni që të merrni një?
  6. Sa shpesh udhëtoni?
  7. Pëlqeni që të ftoni miq në shtëpi?
  8. Në Çfarë temperature e mbani ambjentin në mënyrë që të ndiheni më rehat?
  9. Mund të më thoni një shembull të axhendës tuaj ditore?
  10. Mendon se mund të përshtatesh me ndarjen e punëve të shtëpisë?
  11. Pini duhan apo alkool?
  12. Cili do të ishte shoku/shoqja juaj ideal/e e dhomës?

/Rovena Lame/

RECOMMENDED FOR YOU

Loading...

Tags: , , ,

COMMENTS